Fshehtësitë nuk i shohim sepse jetojmë me to. Përveç largësisë së madhe, edhe afërsia e madhe na i fsheh gjërat. Duhet ta kesh shumë afër një gjë që të mos mund ta shohësh në tërësinë e saj. Kur dy fytyra afrohen tepër afër njëra-tjetrës, ato më nuk e shohin njëra-tjetrën.

E përzgjedhur

Koha i ndryshon njerëzit por ka njerëz që ndryshojnë kohën
Ka zemra që gjejnë kohë për të gjithë e veç me veten s’takohen



 

Lexo të plotë: "RRUGË TË MBARË!"

Poezi

Koha i ndryshon njerëzit por ka njerëz që ndryshojnë kohën
Ka zemra që gjejnë kohë për të gjithë e veç me veten s’takohen



 

Lexo të plotë: "RRUGË TË MBARË!" → Të gjitha shkrimet →

Sophia

Kur dogma shndërrohet në ndjenjë dhe ndjenja bëhet pjesë e karakterit, e vetmja gjë që mund të fitosh nga përpjekjet për ta bindur atë që tashmë është në këtë gjendje, është humbja e kohës. Idhulli i lindur dhe i rritur në mendje, tashmë nuk mund të qendrojë në pozicionin fillestar, ashtu siç nuk mund të qëndrojë as fëmija nëntëmuajsh më tutje brenda mitrës, vetëm se dalja e një qenieje të njëjtë nga një qenie e njëjtë quhet lindje ndërsa dalja e një idhulli nga mendja quhet lindje e teokracisë.

Lexo të plotë: "REFLEKTIM MBI PSIKOLOGJINË E TEOKRACISË" → Të gjitha shkrimet →

Mozaik

Trupave të dëshmorëve s’u duhen shtatoret prej bronzi e guri
Ata janë vetë shtizat e gjalla ku valëvitet flamuri
Shpirtrave të dëshmorëve s’u duhet një minut heshtje,
A mundemi lotët e fëmijëve të tyre t’i kthejmë në buzëqeshje?
Dëshmorëve as poezitë e as këngët nuk u duhen
Nëse ato me gjakun e tyre nuk shkruhen
E me shpirtin e tyre nuk thuhen.

Lexo të plotë: "KOMANDANTIT TIM" → Të gjitha shkrimet →

Sofra

Ti mund të kesh për qëllim mbjelljen e luleve të bukura
Por nëse fara është e ferrave, pavarësisht qëllimit tënd të mirë
Në vend të luleve të bukura, veç ferrat kanë për të mbirë.

Lexo të plotë: "MBJELLJA LE TË JETË E DYTA, NJOHJA E FARËS E PARA SE FRYTET NUK VAREN NGA QËLLIMI YT, POR NGA FARA." → Të gjitha shkrimet →

Bio

Rubrika eshte ne plotesim e siper.

Lexo të plotë: "HERBALIZMI" → Të gjitha shkrimet →

Kompasi

I ngulitur në Pikën që askujt s’i ngjan
Vizatoj rrathët që janë të ngjashëm
Çdo rreth i vogël mbetet brenda të madhit
Po nuk pati të brendshëm, s’mund të ketë të jashtëm
Nga pika filloj, tek pika mbaroj
Çdo gjë që rrethoj, nuk e kufizoj
Çdo rreth në botë e ka një mes
Siç e ka shpirtin çdo trup që vdes.

Lexo më shumë →

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja