Mozaik

ELIF

"Malli i të dashuruarve nuk shuhet me përmendjen e emrave,
Të dashuruarit vdesin nëse nuk jetojnë brenda zemrave." ~ Fatmir Muja



 

KRIPË E SHEQER

"Burri ia del vetë?! Aman çfarë thua?
Po as në xhenet burri s’qe pa grua..."

FATMIRMUJA.AL ~ 1

"Të vërtetën e zemrës kot ke për ta ndrydhur
Dashuria flet edhe me gojë të mbyllur." ~ Fatmir Muja

KOMANDANTIT TIM

Trupave të dëshmorëve s’u duhen shtatoret prej bronzi e guri
Ata janë vetë shtizat e gjalla ku valëvitet flamuri
Shpirtrave të dëshmorëve s’u duhet një minut heshtje,
A mundemi lotët e fëmijëve të tyre t’i kthejmë në buzëqeshje?
Dëshmorëve as poezitë e as këngët nuk u duhen
Nëse ato me gjakun e tyre nuk shkruhen
E me shpirtin e tyre nuk thuhen.

BUZËQESHJE E PËRGJAKUR

Kur gjaku i kulluar i jetës ngjyros trupin e shpirti niset në Pafundësi
E ndjejmë se jeta nuk do ishte e bukur, nëse s’do ishte fshehtësi
Një buzëqeshje të përgjakur e shohim edhe një herë me mall
Dëshmojmë se një botë e vdekur zgjohet nga një zemër e gjallë

LETËR ZAHIRIT TIM

Duke hedhur shkronjat në letër, ndjej se më mungon fuqia e fjalëve kur shkruaj për ata që dëshmojnë se jeta nuk matet me ditë por me vepra dhe pastaj s’më mbetet mall për asgjë në botë, veç bukurisë së amshueshme të vdekjes. Sikur të mos ishte vdekja kaq e bukur, a do të vdisnin dëshmorët?

VIJMË EDHE NJË HERË!

Jasharët, njerëzit që jetuan brenda kohës sikur të gjithë të tjerët, një ditë i lanë trupat e tyre në kohën e tashme dhe me shpirtrat e tyre udhëtuan drejt të ardhmes që e kaluara të mbetet në libra sepse, ata para se t’i lexonin librat, lexuan veten. Sot, duke shfletuar albumin e fotografive që kanë fuqinë të na flasin me gjuhën e heshtjes, ne që nuk e kemi këtë fuqi, u flasim atyre me gjuhën e fjalëve edhe pse fjalët tona nuk mund të thonë më shumë se heshtja e tyre.

...E UJIN E MORI ETJA...

O Kandil Ndriçues!
Nuk jam i bukur por bukurinë tënde e dua. Dua t’i flas zemrës sime me emrin tënd që emri yt të bëhen zemra ime. E në sa copë duhet të ndahet kjo zemër për t’i thënë fjalët e pathëna?

...U NDA HANA!

Ata që ecën në Rrugën e të Dashurit të tyre, thanë se dashuria nuk shtohet me takimin, as nuk pakësohet me ndarjen. Ata u ndanë për të qenë të bashkuar.

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja