Nëse një mijë herë fati në rrugë të ka rrëzuar
Çohu dhe në drejtimin e duhur bëje një hap të gabuar
Ki guxim të humbasësh që të jesh i fituar
Ki guxim të qash që të jesh i buzëqeshur
Ki guxim të gabosh që gjërat t’i kesh ndrequr
Jeto kur me rrobat e vdekjes jeta të ketë veshur
Ka zemra që fryma jote i ka pushtuar për gjithë jetën
Sado larg të ikin, sërish pranë teje do të mbeten
Nëse një mijë herë jeta në hapërim të ka lënduar
Kujto se në botë s’ka hapa të mëdhenj, veç hapa të vegjël që kanë vazhduar
Këmbët nga gurët e vegjël janë penguar, por malet i kanë përshkuar
Rruga e Drejtë është më e shkurtër se çdo rrugë e gjarpëruar
Dhimbjet janë bërë për të fortët se të dobëtit janë dorëzuar
Mos prit ndonjë çast të duhur, vazhdo se çasti ty të pret
Mjafton të rrjedhë uji i jetës dhe lumi oqeanin e gjen vetë. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.com 2015