Lutja është Bukuri e Pafundme, nëse lutësi humbet veten
Vetja është e tepërt, nëse kërkuesi gjen Jetën
Durimi është Parajsë, nëse di të durojë i sprovuari
Dështimi është ngadhënjim, nëse rrugën e vazhdon i dështuari
Mërzia është frymëzim nëse Frymën e vet e njeh i mërzituri
Dhembja është ilaç nëse vetëdijen e mban gjallë i godituri
Plaga është fuqi nëse di si të mos dorëzohet i plagosuri
Varri është i gjallë nëse ka ditur si të vdes i varrosuri
Vdekja është arti i jetës që me lindjen ka nisur
Veprat janë penj, zemra pëlhurë për ta qëndisur
Ti je qëndistari, çdo ngjyrë ty të shërben
I bukur je aq sa dashuri ndien. ~ Fatmir Muja