Partiturat janë varreza e notat epitafe me emra,
Si mund ta njohësh një gjendje që nuk e ka ndier zemra?!
Notat janë dëshmi se ka pasur ndjenja,
Librat janë burgje, faqet janë qelí
Si mund ta ndiesh një gëzim, kur përjetuesi s’je ti?
Si mund ta njohësh një dhembje që nuk të ka goditur?
Si mund ta shijosh durimin nëse nuk ke pritur?
Germat janë pranga që lidhin një ngjarje
Ku ka dashuri, a mund të ketë ndarje?
Ku mungon mëkati, a mund të ketë falje?
Nëse do të dish më shumë për këto gjëra,
Hyr në zemrën tënde dhe i gjen të tëra. ~ Fatmir Muja