S’ka dhembje që nuk tretet
dhe nga gjurmët e saj
një udhërrëfim që s’mbetet
S’ka fjalë të pavlerë,
por ka zemra që fjalët s’i kanë ndier,
S’ka natë pa fshehtësi,
por ka shpirtra të burgosur brenda trupave
që s’bien në dashuri
Sado të jetë ngrysur qielli,
s’ka ditë në të cilën s’lind dielli
dhe këto germa s’lexohen pa zjarrin e tij
Se s’ka gjë në jetë që s’është poezi.
Njëra nga ato, je dhe mbetesh ti
Nëse vargun tënd këtu s’e ke gjetur
Në vend të leximit, më mirë të kishe fjetur. ~ Fatmir Muja