Mungesa është dëshmitare sa vlen prania në botë
Ç’vlerë mund të ketë shikimi i syrit që s’pikon lot?
Ç’vlerë mund të ketë dëgjimi, kur tingujt s’arrijnë në zemër?
A do të ishe ky që je, edhe po të mos quheshe me këtë emër?
Takohu me veten tënde se s’ka takim tjetër të rëndësishëm
Ç’vlerë ka qenia jote nëse s’e di pse je i pranishëm?!
Kthehu në Qendrën tënde, në Thelbin nga i cili ke gufuar,
A s’është e dhembshme të jetosh si dega që rrënjët ka harruar?
A s’është mjerim të ikësh pa e ditur pse erdhe?
Zogu i takon vezës, edhe pse ka lindur në çerdhe,
Vdekja është dëshmitare për vlerën e të jetuarit tënd
Po s’u njohe me veten, nuk do ta njohësh askënd
Po s’ndieve mall për veten, për kë do të mallëngjehesh?
Kur një herë të kesh ikur, këtu më nuk do të kthehesh
E bukur bëhet ikja jote, veç kur ta kesh kuptuar ardhjen
I bukur bëhet edhe faji yt, kur ta kesh kërkuar faljen
E bukur bëhet ekzistenca, kur ti e mbush me falënderim
Faleminderit që dhembjen e bëre dhuratë për trupin tim,
Faleminderit që Frymën Tënde këtij trupi ia dhe,
Faleminderit që ballin pa sexhde nuk ma le! ~ Fatmir Muja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here