S’ka net që i mungojnë zemrës sate,
ka zemra që i mungojnë netëve të tua
Ca dhembje jetojnë në ty
për shkak se “Më fal!” nuk thua
Kërkimfalja s’bëhet me zë,
s’bëhet duke shfaqur përgjërimin
Kërkimfalja ndodh veç atëherë,
kur zemra në heshtje ndien pendimin
Toka dhe Shtatë Qiejt e ndiejnë
Kur zemra dëlirësohet nga një gjynah
Të gjitha fjalët dhe emrat
Janë fshehur në një “Ah!”
Midis A-së dh H-ës
ka të tjera germa
Mos pyet “ç’do të thotë kjo?”
Nëse s’ta ndien zemra. ~ Fatmir Muja