Pavetëdija të bën të vdekur, vetëdija të bën të gjallë
Por Dashuria edhe në takim të bën të ndiesh mall
Për vetëdijen tënde kur je i vetëdijshëm
S’ka vend e as kohë që s’je i pranishëm
Por ama vetëdija s’bëhet poezi
Nëse zemra jote rreh pa dashuri
Koha dhe hapësira nuk janë dy gjëra
Por duke thënë “unë”, je ndarë nga e Tëra
Nuk ka dy, as tre, veç Njëshi shpaloset
Mos e bëj varr trupin ku zemra varroset
Për ty janë përulur ‘dhe engjëjt e Qiellit
E gjithë ekzistenca thotë “Faleminderit!”
Diellit të Lumnuem emri nuk i duhet
Ai mbetet Ndriçues, sido që të quhet
Ç’ne ti, qendron këtu e s’bëhesh i pranishëm?!
Mbytesh në cektësi, kur je i thellësishëm. ~ Fatmir Muja