Harresa është mungesë dashurie
Ata që nuk i duam, edhe kur janë të pranishëm, i harrojmë
Ata që i duam, edhe kur mungojnë, i kujtojmë
Lapsat nuk do të shkruanin, nëse s’do të dashuronin zemrat
Në shpellën Hira s’mungoi leximi, edhe pse mungonin germat
Dashuria është Vulë e Vetëkujtimit që secilën zemër e ka prekur
Harresa dëshmon se në një trup të gjallë, zemra mund të ketë vdekur
Dashuria është si unazë që për gishtin bëhet rrethojë
Për aq sa e mban gishti, ajo me të do të qendrojë
Dashuria është gjithmonë më shumë se sa mund të themi
Ndjenjat nuk shkruhen me fjalë, por ne tjetër rrugë nuk kemi. ~ Fatmir Muja