Bukuria është pasojë e harmonisë. Kur zjarri, ajri, uji dhe toka e qenies sate të jenë harmonizuar, ti bëhesh tingull i pafundëm në simfoninë e Gjithësisë. Lutja jote prek Qiellin dhe i kthehet Tokës, ashtu si uji i avulluar që takohet me retë dhe kthehet prapë në tokë. Mungesa e lutjes sate krijon një boshllëk në simfoninë e ekzistencës. Ky boshllëk nuk mund të mbushet me praninë e askujt tjetër. Hyjnorja nuk bën kopje, secila zemër është e veçantë në vetësinë e saj. Tingëllo në simfoninë e jetës! Toka dhe Qiejt janë gati të vallzojnë me ritmin e zemrës sate. ~ Fatmir Muja