Kur dielli dëshmon se për të s’ka natë
Kur pjesë e trupit bëhet çdo kafshatë
Kur përulja të ngre në Qiellin e Shtatë
Lutja i jep dritë tokës edhe qiellit
Zemra pranon dritën si hëna prej diellit
Çdo grimcë, çdo lëvizje thotë “faleminderit!”
Burimi në Oqeanin është i dashuruar
Prandaj lumi detin udhëton për ta takuar
Merr shijen e tij sapo te jenë bashkuar
Secili bëhet si i dashuri i tij
Takimi s’mungon kurrë në Dashuri
Edhe kur shpaloset, prapë mbetet fshehtësi. ~ Fatmir Muja