Kthehu në Qendrën tënde
Ku ishe i pandarë
Mijëra degë të pemës
Kanë ardhur nga një Farë
Toka dhe Shtatë Qiejt
Mall për ty po ndiejnë
Veç zemrat e vdekura
S’kanë çfarë të rrëfejnë
Mund t’i numërosh plagët
Por dhembjet s’numërohen
Rrënjët edhe degët
Veç në Farë takohen
Sado të degëzohesh
Fara mbetet Një
Takohu me veten
Mos e braktis më! ~ Fatmir Muja