Këtu është, por mungon
Edhe niset, edhe s’shkon
Edhe ikën, edhe mbetet
Edhe humb, edhe nuk tretet
Ç’është ky mall, ç’është kjo gjendje
S’je i sëmurë, por ndien dhembje
S’je me të, por është me ty
Të sheh në zemër, jo veç në sy
Dashuri po ndjeu zemra
S’je në qendër, je vetë Qendra. ~ Fatmir Muja