Të kesh zemër domethënë të kesh durim
Dhe t’i kuptosh gjendjet e të tjerëve qofshin ata drejt ose gabim
Të jesh si toka që zjarrin mban përbrenda e së jashtmi gjelbëron
Të kesh mirësjelljen për ta dëgjuar tjetrin,
edhe nëse gjënë për të cilën flet tjetri, ti më mirë e zotëron
Të mos flasësh kurrë ligësisht, por t’i luftosh ligësitë
Këtu je për t’i duruar dhembjet e jo padrejtësitë
Të mos bëhesh bezdisës, edhe kur të jesh bezdisur
Këtu je për të dashur e jo për t’u arratisur
Të kesh zemër domethënë në rënie ta gjesh ngritjen
Kush dashuron e do shkrirjen, nuk mashtrohet me ngjitjen. ~ Fatmir Muja