Zemrës që nuk pëson shndërrim nga dashuria
Nuk i dhemb mungesa, nuk e gëzon prania
Dëshmitar është malli sa dhembin ndarjet
Ku s’bëhen gjynahet, s’mund të ndodhin faljet
Një zemër që ndizet, s’i bën dritë veç vetes
Ajo është kandil për rrugët e jetës
Rruga është e njëjtë, të ndryshme rrugëtimet
Kujt i dhembin ndarjet, s’i harron takimet. ~ Fatmir Muja