Çdo tingull është thirrje, çdo thirrje është lutje
Për Zemrën e Gjallë, të vdekur s’ka asgjë
Veç për zemërvdekurit ndarja është shkëputje
Kur s’e do dikë, nuk ndien mall për të
Se në Dashuri s’ka vonesë as ngutje
Thirrësi dhe i thirruri, nuk janë dy, por Një
Nëse vetë lutja nuk është përmbushje
Përmbushja e lutjes nuk të duhet gjë. ~ Fatmir Muja