Dhembja që shkaktohet nga ndarja dëshmon sa ka vlejtur takimi,
Fundi i rrugës dëshmon sa ka vlejtur rrugëtimi,
Vetëm dashuritë e thella, plagë të thella shkaktojnë
Germat e bashkuara për ndarjen tonë tregojnë
Fjalët tona të varfëra botën e pasurojnë
Dikujt ia thellojnë plagët e dikë e shërojnë
Nëse nuk bëhemi lutje, lutjet kundër nesh kthehen
Asgjë s’na godet më fort se plagët që s’shërohen, por dehen
Mjafton mendimi për ndarjen që zemrën të ma thyej copë-copë
Kur ndarja të ketë ndodhur, sytë le të zbukurohen me lotë
E a ka sy që s’bëhet i bukur kur loton pë ty?
A ka zemër që mund të copëtohet e të mos pikëllohet?
Ti o Pikë që me Oqeanin je takuar
Edhe një herë këtu po ndahemi të bashkuar
Edhe një herë me tokën këtu le të takohet balli
Edhe një herë mali i zemrës le të përgjaket nga malli
Të takuarit ndahen, takimet kanë për të mbetur,
Deri në mosndarje mbetesh i përshëndetur! ~ Fatmir Muja
www.fatmirmuja.al Medine, Prill 2019