Njëherë në një vend të veçantë, fare i veçantë nuk isha
Nuk i dhashë gjë një lypësi, edhe pse për t’i dhënë, kisha
Por ai s’më hyri në hak, m’i dha këto vargje që me ju po i ndaj
Më dha edhe lotë, prandaj here mbas here për veten qaj
Mbase ai s’kishte arsye të lypte, por unë kisha arsye t’i jepja
Një çast të humbur në jetë, nuk mund ta kthejë as gjithë jeta
Mund të ishte mashtrues, e ç’më duhet mua çfarë ishte
Ai s’i kërkoi ndonjë fukarai, kërkoi nga dikush që kishte
Nuk është punë për ne nëse lypsarët janë të denjë
Kur ne kemi e s’japim, jemi shumë fukarenj. ~ Fatmir Muja