Ti je i pranishëm kudo që ke vajtur
Aq sa ke pasur zemër, në zemra kanë për të të mbajtur
Aq sa ke qenë i vlefshëm kanë për të të ruajtur
Aq sa ke dhënë dashuri në takim, ndarjen kanë për ta vuajtur
Ti je Pema e Jetës që me lotët e tu je ujitur
Për ty s’ka dëshpërim se asgjë nga askush s’ke pritur
Pritja është për egon, Zemrës s’i mungon asgjë
Urtësi domethënë të copëzohesh dhe prapë të mbetesh Një. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al Tiranë, 2020