Lulëzo në shpirtin e qeshur o lule e amshueshme e lotusit
Se zemërimi i bën keq të zemëruarit, e jo zemëruesit
Edhe pse ndryshku në hekur nga ajri e lagështia nis
Ai i bën i bën keq hekurit, e jo ajrit e lagështisë
Zemërimi është si qeni që provon të të kafshojë
E sulmove apo ia mbathe, ai njëlloj do të veprojë
Ndalu një çast e vështroje dhe ai ka për t’u ndalur
Kur sytë takohen me sy, kanë shumë njëri-tjetrit për t’i falur
Kur zemërimi s’fiton dot, luan bishtin si qen
Ai që nuk të mund sot, nesër si mik te ti vjen. – Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2012