Të jesh gjallë, të mos ndiesh mall
Nuk është paqe, është ndëshkim
Kur një zemër e do tjetrën,
as në ndarje s’ka largim
Në brendinë e zemrës së gjallë
Ndjenjat vijnë si mysafirë
Sa të gëzon një “mirë se erdhe!”
Aq të dhemb një “lamtumirë!”
Përtej gëzimit, përtej dhembjes
Gjallon shpirti që i ndien të dyja
Edhe në qofshim të arsyeshëm
Në dashuri s’duhet arsyeja. ~ Fatmir Muja