Ti je unë, por unë s’të ngjaj
Më rri afër, por larg të mbaj
Pa mend jam, arsye kam
Namin bëj, por nuk lë nam
Jam gjithçka, por mbetem hiç
Kam miqësi edhe pa miq
Jam i kthjelltë, por jam gafil
Si një gjemb në trëndafil
Kur të shpoj, veten lëndoj
Dhe marr mësim sa herë të mësoj
Kur të gjakos, vetë përgjakem
As nuk mbahem, as nuk flakem
Nëse kështu nuk të pëlqej
Mos lexo këto që rrëfej
Se një çast me një të tillë
Të bën keq kur s’të bën mirë
Po s’më ndjeve, do të të ndiejë
Po më shave, nuk ta kthej. ~ Fatmir Muja