S’mund të mbushet me ujë shtamba
nëse brenda s’është e lirë
Një kosh merret në udhëtim,
Jo për pamje, por për hapësirë
Dhe çdo trup sado i fortë
Nga shkatërrimi rrezikohet
Veç hapësira s’ndien rrezik
Sepse s’ka si të shkatërrohet
Ti ke zënë një hapësirë
Por s’je shtambë e as kosh
Dashuria të mbush plot
nëse guxon të jesh bosh. ~ Fatmir Muja