Kur tjetrit i thua “të dua!”
Ç’do te tjetri vërtet?
Fytyra e tij e sotme
Nesër e tillë s’do të jetë
“Të dua” nuk është ndjesi
Është vetë thelbi i qenies
O hyr brenda zemrës së tjetrit
O vendos tjetrin brenda zemrës
Nëse do trupin e tjetrit
Ai baltës tokësore i përket
Dikush të flet, por s’të do
Dikush të do, por s’të flet
Çdo trup do t’i kthehet baltës
Fytyrat do të bëhen hi
Diçka që ta merr dheu
A mund të quhet dashuri?
Çdo trup është bërë për një shpirt
Dynjaja është dhënë me qira
Kush e mendon për shtëpi
Sado pastë, është fukara
“Të dua!” nuk merret, as jepet
S’është ndjenjë që vjen e shkon
Kur trupi duhet për shkak të shpirtit
Dheu dashurinë s’ia mbulon
Kur tjetrit i thua “të dua!”
Shpirtin mos e bëj borxhli
Përveç nëse “të dua” ndihet
Në mungesë si në prani. ~ Fatmir Muja