Lotët që s’i ka parë askush veç Atij që lotët i ka bërë
Do të marrin përgjigje nga ekzistenca e tërë
Dashuronjësit lindin për të festuar dhe festojnë duke vdekur
E pajetë është çdo zemër që dashuria s’e ka prekur
Të qarët është festë për zemrat që mallëngjehen
Ata që duhen vërtet, patjetër te njëri-tjetri kthehen
Qiejt dhe toka për ashikët ndiejnë mall
Të gjithë janë të vdekur, veç të dashuruarit janë gjallë
Lindja për ta është ndarje e vdekja takim
Dynjaja për ta është njohje e njohja përmallim
Bëjini shumë të fala vdekjes dhe engjëllit që atë sjell
Ashikët mbillen në tokë, por ashku i tyre mbin në qiell
Bëjini shumë të fala varreve që trupat e ashikëve mbajnë
A mund të jenë të vdekur ata që ende zemrat për ta qajnë?
Dheu mbulon veç trupat se ashkun s’e mbulon dot
Kush ka ashk në zemër, në sy do të ketë lot. ~ Fatmir Muja