As tradhtar, as besnik
Armiqësisht bëhesh mik
Dhe miqësisht bëhesh armik
Mos u afro, por mos ik
Dhe kështu, me “as, as”
Kur mungon, mungo me masë
Kur je tepër, mos u duk
Por në zhdukje, kurrë mos humb
Edhe ndarazi, sikur bashkë
S’është gabim nëse është ashk
Nuk është faj, nëse është ndjenjë
Mos rrëfe, bëhu rrëfenjë! ~ Fatmir Muja