E vdekur është ajo zemër që nuk dhemb për shkak të Dashurisë.

Të gjitha vjeshtat e Tokës, zemrën me gjethe ma mbuluan
Ata që u deshën me trup, u larguan
Ata që u deshën me shpirt, u bashkuan
Gjoksi m’u hap për të gjitha ngjyrat e stinëve
dhe për Pikturën e Ekzistencës u bëra kornizë
E vdekur është ajo zemër që nuk dhemb për shkak të Dashurisë,
Gjallë jam me të gjitha ngjyrat, në të gjitha mënyrat
Duhet të mos nxihen zemrat që të mund të ndriçojnë fytyrat
Të gjitha vjeshtat e Tokës jetojnë me shiun e Qiellit
Edhe pse larg tij, Toka merr jetë prej Diellit
Në secilin gjeth të tharë ka jetë, ka dritë, ka gëzim
Të gjitha fundet janë të bukura nëse mbarojnë me “Amin!” ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë