Fshehtësitë nuk i shohim sepse jetojmë me to.

Fshehtësi! Kjo është fjala që emërton ekzistencën tonë. Në botën materiale, ashtu siç e lodhë shikimi syrin, duke vështruar nga toka hapësirën qiellore, edhe mendja e lodhë trupin duke udhëtuar drejt synimit të saj. Dhe prapë fshehtësi! Fshehtësitë nuk i shohim sepse jetojmë me to. Përveç largësisë së madhe, edhe afërsia e madhe na i fsheh gjërat. Duhet ta kesh shumë afër një gjë që të mos mund ta shohësh në tërësinë e saj. Kur dy fytyra afrohen se tepërmi afër njëra-tjetrës, ato më nuk e shohin njëra-tjetrën. Sa më shumë numërojmë, aq më shumë rritet shuma dhe sa më shumë zbulojmë, aq më shumë shtohet fshehtësia. Prandaj, është thënë se njeriu ka zbuluar shumë fshehtësi duke ngelur vetë fshehtësia më e madhe! ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.com 2008

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë