Ti ma bën të bukur çdo ardhje
Kurrë largimet s’bëhen ndarje
Brenda ikjes është dhe kthimi
Kurrë me ty s’mbaron takimi
Veç parajsa me ty ndihet
Ku është shpirti, trupit i rrihet
Kur një gjendje quhet ashk?
Kur të larguarit i mban bashkë
Nuk po pyes më për gjë tjetër
Se s’mjafton as kur është tepër
Dashuria s’është mungesë
Nuk është pritje, nuk është shpresë
Ajo është vetë ekzistenca
S’është takimi, është Prezenca. ~ Fatmir Muja

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË
S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë