S’ka zemër që nuk ka dritë
S’ka dritë që s’dëbon errësirën
Po s’guxove ta ndezësh zemrën
Për shkak të keqes, ndëshkon të mirën
Dhe ti je vetë e mira
Që je këtu për të ndriçuar
Një kandil që kurrë nuk ndizet
Veten ka për ta ndëshkuar
Dritës i mjafton vetvetja
Të tjerët për të rrëfejnë
Nëse ti nuk i gjen fluturat
Ato vetë do të të gjejnë
Ti nuk je një i humbur
Në një vend që nuk e njeh
Ti je vetë vendi i duhur
Ama ndizu dhe e sheh
Në besim lind çdo dyshim
Siguria është në shpirt
Mos beso, ji sigurt
Ku ka ndezje, ka dhe dritë. ~ Fatmir Muja

PO S’HYRE NË ASNJË ZEMËR, JE VEÇ EMËR
Nëse për ty ndiejnë mall, je gjallëDuke munguar, i pranishëm ke mbeturPo s’hyre në asnjë zemër, je veç emërEdhe në qofsh i pranishëm, ke vdekurMund