Kush do dritën, pranon flakën

Po nuk bëri dritë qiriu
Po s’e deshi flutura dritën
Njëri bëhet rob për natën
Tjetra bëhet rob për ditën
Por ç’t’i bësh, kështu është ashku
Kush ka zemër, dashurohet
Sapo të jetë ndezur qiriu
Edhe flutura do të afrohet
Duke rritur flakën së bashku
Më të bukur e bëjnë jetën
Një qiri s’e djeg një flutur
Po s’e dogji edhe veten
Dashuria do t’i bëjë hi
Njërën më herët, tjetrin më vonë
Por veç duke u djegur bashkë
Do të bëhen një gjithmonë
Dhe sado të ndryshojnë zemrat
Flaka është njësoj gjithnjë
Nga kjo djegie e bekuar
Bëhen hi, nuk ndahen më.
Dy simbole kaq të vjetra
Përgjithnjë të reja mbeten
Kush do dritën, pranon flakën
Dhe në ty do ta djegë veten. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë