Lulet nuk rriten pa vesë, zemrat nuk rriten pa lot

Kur toka të jetë veshur me lule e bletët me to të jenë takuar
Dhe poshtë rrënjëve të tyre, trupi i mbjellë të më jetë thelluar
E bukur do të bëhet stina nga malli i atyre që më deshën
Të bukura do të jenë të qarat e atyre që me mua qeshën
Aq sa do të ndihet mungesa, ka vlejtur prania në botë
Lulet nuk rriten pa vesë, zemrat nuk rriten pa lot
Për hir të nektarit, bletët në lule dashurohen
Por mjaltin bëjnë, veç kur nga lulet largohen
Unë mbetem në ty, aq sa ti je në mua
Mjalti merret në lule, por bëhet veç në zgjua. ~ Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë