Me asgjë i lidhur e me Gjithçka i dashuruar

Në malin e gjakosur të zemrës
Plagët mos i numëro
Ngjitu në majen e tij
Dhembjeve mos iu dorëzo
Edhe kur të kesh zbritur
Do mbetesh i lartësuar
Bëhu me asgjë i lidhur
E me Gjithçka i dashuruar
Nuk mund të jetosh
E të jesh i pasprovuar
Të lehtat të duken të rënda
Kur të rëndat s’i ke provuar.~ Fatmir Muja

Photo by Bashkim Hasani

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë