Ka taksiratlinj
Fatkeqë, jo të këqinj
Kur në gjemba ngulen
Dhembjes i përulen
Gjembat nuk i duan
Me gjemba jetojnë
As nuk mund t’i nxjerrin
Po as t’i durojnë
Në qofsh nga të diturit
Bëhu dhe i urtë
Çliroji nga gjembat
Mos u bëj i ngurtë
Dija nuk mjafton
Po s’pate urtësi
E para pa të dytën
Është veç fatkeqësi
Gjembat e ngulitur
Të gjithë mund t’i nxjerrin
Por disa me nxjerrjen
Më shumë dhembje sjellin
Kush nga trupi nxjerr
Gjembin me gjithë mish
Do shmangien e dhembjes
Por e shton shumëfish
Në qofsh nga të mençurit
Bëhu dhe i urtë
Që s’do t’biesh në gjemba
A je i sigurt? ~ Fatmir Muja

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË
S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë