Kur humbet risia, fillon mërziaNjerëzit mbeten bashkë, por i vret vetmiaRri me Frymën tënde që të mban në ekzistencëTi nuk je mungesë, gjithnjë je Prezencë. ~ Fatmir Muja www.fatmirmuja.al, Shkurt 2020
Kur t’i jesh dorëzuar Dashurisë, marrin kuptim të gjithë EmratFjalët bëhen të gjalla vetëm kur të jenë ngjallur zemratMendimet do të jenë dorëzuar kur gjërat t’i kesh shijuarNë kujtesë do të bëhen shëruese, kujtimet që të kanë...
Durimi nuk mund të provohet nëse s'ka ndodhur pritjaTingulli nuk mund të jehojë nëse s'ka ndodhur goditjaNjë derë mbetet e gjallë nëse nuk vdes trokitjaÇdo numër që pjesëtohet me veten, mbetet vetëm njëPjesëtohu me veten tënde dhe...
Ti je i pranishëm kudo që ke vajturAq sa ke pasur zemër, në zemra kanë për të të mbajturAq sa ke qenë i vlefshëm kanë për të të ruajturAq sa ke dhënë dashuri në takim, ndarjen kanë...

MALL PËR NETËT

Malli më mori për netëtkur hëna ndahej e ne bashkoheshim,Gjithë bota ruhej brenda nesh,edhe pse nga bota largoheshim,Qaj për netët e përndritshmekur koha nuk matej me orë,Krojet dhe detet e gjithë Tokësnuk shprehin dhembje sa një lot...

MBRAPSHT!

Ç’bën urrejtja?Urryesin e sëmur, të urryerin s’e ndryshonTrupin s’e ngop, shpirtin e dënonNë zemër ndez ferrin dhe parajsën djegRrugës së hapur s’ia lë asnjë shtegDerën pa dry e lë të pahapurAsgjë s’dhemb më shumë se plaga e...

DIJA DHE PADIJA

Një i urtë nuk di gjë,Por urtësitë shfaqen në të,Ajri nga njerëzit s’është bërëPor mban gjallë trupin e tërëSikur ajri është urtiaZbret në Zemër nga PafundësiaNjë i urtë është dëshmitarDiturinë nuk e bën barrëËshtë në të por...

URTË E SHKURT

Ata që flasin urtë, flasin shkurt.E nëse e zgjasin?Ore, kur ata flasin, koha zhduket,Prandaj, sado ta zgjasin, shkurt duket. ~ Fatmir Muja

PA TEKLIF!

Kur tjetrit i thua “hesht!”Ti bën të kundërtën e heshtjesDëshmon se te tjetri s’ke mundurTa ndezësh zjarrin e kureshtjesPër t’u bërë tingëlluesPo kërkon heshtjen e dikujtPo të flisje me zemrën tëndeS’do të duheshin veshët e askujtMeqë ke...
Mos ia kujto asnjë zemre që je gjallë,Edhe nëse për harrimtarët e tu ndien mallAskush s’të ka harruar pa dashje, pa hirPër secilin lutu, asnjërin mos e thirrLutja është Thirrje në Qendrën e JetësKush të mban në...