Mos ma fshini lotin! Vetëm gjërat e papastra duhen fshirë Nuk gjen në Tokë si loti një pikë uji më të dëlirë Brenda trupit jetojnë e vdesin plot ushqime Prej tij papastërtitë dalin prej çdo vrime...
Kur dita të ketë vdekur e nata të jetë ngjallur Nuk bëhet i bukur gjynahu që është falur Por ti je i bukur gjersa kërkon Falje Se në Dashuri nuk ka rrugë pa dalje I bukur...

PËRNDRITJE

Besoja se njerëzit i ndan largësia,por e ndieva se i ndan shpërfillja,Mendoja se dashuria buron nga sytëkur pashë të verbërit se si duheshin,kuptova sa i verbër jamKujtoja se dashuria gjallërohet nga fjalët,kur pashë shurdhmemecët se si shpreheshin,kuptova...

LETËR VËLLAIT

I dashur vëlla! Ne nuk po dimë më të përgjigjemi sepse kemi harruar si pyetet Nuk po e shohim më të vërtetën si qiellin mbi det sepse po shikojmë pa menduar për sytë e sytë shohin...
Mund të jesh i ditur, por i papërndritur Por s’mund të jesh i përndritur e të mbetesh i paditur Se dashuria nuk është dije, është zjarr që nga asnjë dije s'është fikur Sa më shumë...

PA EMRA E MBIEMRA

Para se të njiheshim, ishim bashkë Tani që njihemi, jemi të ndarë A mund të mos njihemi sërish? Që të mos jemi kaq zemërvrarë A mund të thirremi pa emra e mbiemra Ç’na duhen fjalët,...
Ore, je në terezi ti apo si e ke hallin? Ndarja të mallëngjen, takimi ta shton mallin Largësia të lëndon, afërisa s’të shëron E pakta të tepron, teprica s’të mjafton Fjala të hidhëron, heshtja s’të gëzon...
E djeshmja ka vdekur, por ti gjallë ke mbeturKu ishte koha kur ishe duke fjetur?Kur shijon diçka, s'mendon për kohëzgjatjeKurrë në dashuri s'ka nevojë për matjeAta që masin, mendimet s'i shuajnëNë çdo ditë të re, gjejnë kohë...
Nata ka fshehtësi më shumë se kohëzgjatjeTë mbyllura mund të jenë veç dyert që kanë hapjeFshehtësitë i sheh, por s'ke për t'i zbuluarTe dryni i duhur me çelës të gabuarPër t'i hapur dyert të duhet një gjë:Të...

DY SHQIPTARË

Dy shqiptarë, katër bela Gjejnë errësirë aty ku s’ka Një mendim nuk u bën punë Dy mendime bëhen shumë Ngarkojnë barrën që s’mund ta mbajnë Duan kosin, por qumështin shajnë E një pe që s’duhej lidhur...