Nëse për ty ndiejnë mall, je gjallë
Duke munguar, i pranishëm ke mbetur
Po s’hyre në asnjë zemër, je veç emër
Edhe në qofsh i pranishëm, ke vdekur
Mund të marrësh frymë edhe kur s’të duan
Mund të jesh në botë edhe kur të harrojnë
Jeton edhe kur “i dashur” askush nuk të quan
Por veç të padashurit mungesë nuk shkaktojnë
Secili ndien me zemrën e vet
Askush me zemrën e tjetrit nuk do
Ama ca zemra janë si xhenet,
Prandaj të tjerët duan të jenë në to. ~ Fatmir Muja

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË
S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë