QENI I ÇOBANIT

Frymor ti, frymorë qentë
Të dy bashkë ruani dhentë
Po kush eshtë çoban i denjë
Dëgjo pak këtë rrëfenjë:
Ti je roje, apo jo?
Dhe në stane rri për to
E merr qumështin, leshin, mishin
Dhe prej tyre nxjerr shumëfishin
Edhe pse roje u quajte
Bën kurban ato që ruajte
Për dhentë e tua mor’ çoban
Qeni yt bëhet kurban. – Fatmir Muja

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

GEGË TOSKA

Jam Gegë Toska, mbrapsht e mbarëJam i plotë, por jam i ndarëE kam gjuhën me shumë ngjyraNjë gjë shpreh në shumë mënyraPo s’po m’ban ma