SHAH

Ushtarët në shah më shumë se një katror nuk lëvizin
Vetëm në pikënisje të lojës me dy katrorë i nxisin
Thuhet se ai që zbuloi shahun ishte një i burgosur
Mbase mund të ketë qenë veç një ushtar i syrgjinosur
Në fund e kishte kuptuar edhe pse me vonesë
Për të lëvizur kudo, duhet të jesh mbretëreshë
Po i mjeri ushtar as burrin e mbretëreshës s’e njihte
I pari betejën niste por fundin e saj s’e shihte
Kur beteja mbaroi dhe njësoj u panë të gjallët e të vrarët
U bind se kuajt në këtë fushë lëvizin më shumë se ushtarët. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2013

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

GEGË TOSKA

Jam Gegë Toska, mbrapsht e mbarëJam i plotë, por jam i ndarëE kam gjuhën me shumë ngjyraNjë gjë shpreh në shumë mënyraPo s’po m’ban ma