Të arrish në fund e të mos e gjesh mbarimin…

Dashuria është të japësh gjithçka e asgjë të mos marrësh
Të jesh zemërthyer dhe sërish të falësh
Të jesh i lumnuem “pse-në” pa e kuptuar
Të jesh i çmendur me vetëdije të kulluar
Të jesh njëkohësisht në burg dhe i çliruar
Të dish gjithçka e të mbetesh i paditur
Të biesh përdhè e në Qiell të jesh ngritur
Të pendohesh ende pa e bërë gabimin
Të shijosh urinë njëlloj si ushqimin
Në rrugën pa dalje ta vazhdosh rrugëtimin
Të arrish në fund e të mos e gjesh mbarimin. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2015

Kategorija:

Shpërndaj:

icon.png

Tjerat

KU KA NDEZJE, KA DHE DRITË

S’ka zemër që nuk ka dritëS’ka dritë që s’dëbon errësirënPo s’guxove ta ndezësh zemrënPër shkak të keqes, ndëshkon të mirënDhe ti je vetë e miraQë