Çdo mendim është farë që në Kopshtin e Zemrës mugullon
Sapo mendon për diçka, gjithçka tjetër harron
Kujtimet të vrasin e shpresat kohën ta humbasin
Të gjallë janë veç ata që kohën me zemër e masin
Zemrës nuk i duhet koha, veç mendja jeton me pritje
Nëse beson në zemërthyerje, përse s’beson në përndritje? ~ Fatmir Muja