– Larg syve, larg zemrës!
– E ç’të them unë ty
që largësinë s’e mat me zemër, por me sy?
Nëse dashuria shtohet me takimin
dhe pakësohet me ndarjen
Largimi sjell mallin e takimi çmalljen
Kjo s’është se e do, kjo është se të duhet
Nuk është dashuri, sido le t’i thuhet
– E mirë pra, dashuri kur quhet?
– Kur të mungon edhe pse nuk të duhet. ~ Fatmir Muja