Çdo dhembje e gëzim është veç mysafir
Shtëpi ke zemrën, ti je nikoqir
Çdonjëri që vjen, një arsye ka
Brenda çdo pikëllimi është dhe një shaka
Brenda çdo shakaje është dhe një trishtim
Nëse s’je mikpritës, mos bjer në ankim
Veç shtëpia bosh mysafirë nuk pret
Në derën pa mure askush nuk troket
Nëse mysafirët shtëpinë s’ta kanë gjetur
Pyete zemrën tënde, është gjallë apo vdekur? ~ Fatmir Muja