Ti shpirt që me zgjimin tënd botën ke zgjuar
Liri do të thotë të kesh mundësi për të gabuar
Gabim do të thotë të kesh mundësi të jesh i falur
Vdekje do të thotë të kesh mundësi për t’u ngjallur
Ndarje do të thotë zemra të të mbushet me mall
Po të mos ishe i vdekshëm, s’do të ishe kaq i gjallë
Gjërat që ke mësuar në botë, brenda teje do të ruhen
Ngrohtësitë nuk harrohen edhe kur zjarret shuhen
Me aromën e luleve të qenies ti botën ke parfumosur
Të jashtmen ke fshehur, të brendshmen ke shpalosur
Ti e ruan vetëdijen pa i harruar shprehitë
Forca qëndron te dallimet e jo te ngjashmëritë. ~ Fatmir Muja

www.fatmirmuja.al 2015