Kur ikin dashuronjësit nga dynjaja
Mblidhen të gjitha ditët dhe qajnë
Se ç’ka në zemrat e tyre
As malet, as detet s’mund ta mbajnë
Mblidhen të gjitha lutjet
Si bletët që në zgjua zukasin
Dhe Emrin e të Dashurit
Në Tokë dhe në Qiej thërrasin
Lotët që janë ndarë nga sytë
Bashkohen në Një Det Ashku
Dëshmojnë se edhe të ndarë
Të dashurit mbeten së bashku. ~ Fatmir Muja