Secili ka fatin e vet
Që në qenësi është ngjizur
Gjarpërit s’i duhen këmbët
Në tokë për të lëvizur
Urithit s’i duhen sytë
E peshku syhapur është gjithmonë
Ç’ka njeriu aman
që me zemrën e tij lufton?
Kush ka luftuar të vërtetën
Nga e vërteta është mundur
Kur zemra s’rreh për çfarë është bërë
Gjithnjë është e palumtur
Dyert e Shtatë Qiejve
Në tokë mund t’i hapësh
S’mund të të mos jepet
Nëse do të japësh
Dryni edhe çelësi
Ty të janë dhuruar
Mos u anko për të parin
Nëse të dytin ke shtrembëruar. ~ Fatmir Muja