Harresa nuk e bën të pavlefshme të harruarën, por harruesin
Kujtesa nuk e bën të vlefshme të kujtuarën, por kujtuesin
Vetëdija nuk e bën të zgjuar të qenësishmen, por të vetëdijësuarin
Mos pyet gjë për dashurinë, shihe të dashuruarin:
Koha për të ka vdekur, veç zemra gjallë i ka mbetur
Ai është lypës i pasur që lyp dhe jep pareshtur
Ai është sikur bleta që lules ia di fshehtësinë
Edhe nga bima e hidhur e nxjerr ëmbëlsinë
Lulet bëhen ushqim për mizën si për bletën
Por bleta nxjerr mjaltë e miza diçka tjetër
Kështu është dashuronjësi, asgjë veç zemrës s’ka
Në zhurmë gjen Qetësinë, edhe po u vra e u sha
Ai është si këto fjalë me të cilat humbe kohën tek i lexove
Nuk mbetet i pavlefshëm edhe po e harrove. ~ Fatmir Muja