E djeshmja ka vdekur, por ti gjallë ke mbetur
Ku ishte koha kur ishe duke fjetur?
Kur shijon diçka, s’mendon për kohëzgjatje
Kurrë në dashuri s’ka nevojë për matje
Ata që masin, mendimet s’i shuajnë
Në çdo ditë të re, gjejnë kohë të vuajnë
Ata që shijojnë, s’kanë kohë të mendojnë
Mbeten të pranishëm edhe kur mungojnë
Dita që ka ardhur, nesër bëhet “dje”
Ashtu si e djeshmja që dje “sot” i the
Ç’do të bësh me ditën që “sot” i thua?
Po pate mjaft kohë, mos e humb me mua! ~ Fatmir Muja