Nata ka fshehtësi më shumë se kohëzgjatje
Të mbyllura mund të jenë veç dyert që kanë hapje
Fshehtësitë i sheh, por s’ke për t’i zbuluar
Te dryni i duhur me çelës të gabuar
Për t’i hapur dyert të duhet një gjë:
Të hysh në zemrën tënde e të mos dalësh më. ~ Fatmir Muja